Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook duke apeluar që të mos e ndryshojnë historinë dhe mos ta amnistojnë Serbinë duke i bërë dëshmorë edhe civilët e masakruar.
Sipas Sefajt, kështu amnistohet vetëm Serbia.
“Mos e ndryshoni historinë dhe mos e amnistoni Serbinë!
Ndryshimi i statusit të viktimave civile në dëshmorë e amniston Serbinë prej krimet e kryera ndaj popullates civile.
Shenjëstrimi i civilëve është krim lufte, ndërsa po i bëre disa nga viktimat e asaj masakre deshmorë, me ose pa vetëdije e amniston Serbinë nga krimet e luftës”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Sefajt, transmeton Fol Drejt.