Rasti ka ndodhur në Pejë, ndërsa thuhet se i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu sipas raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/