Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shpesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.
Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.
Gjatë kontrollit të kamionit një qen nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.
Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrollë dhe zbuluan se brenda në mjet fshiheshin dy burra një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.
Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia./abcnews.al/