Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka treguar detaje të reja për grupin terrorist serb.
Ai ka thënë se kanë qenë mbi 90, dhe askush s’ka negociuar për ndonjë lirim të tyre.
“Absolutisht nuk ka pasë kurrfarë negocimi gjatë këtij aksioni, unë nuk mund të rresht së falënderuari Policinë e Kosovës për profesionalizmin e tyre. Në fillim kemi folur për rreth 30 pjesëtarë të këtij grupi terrorist, lirisht mund të themi se janë mbi 90 terroristë që kanë marrë në këtë sulm që tregon se policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sulmuesit”, u shpreh Sveçla.