Një person që ishte aksidentuar më 23 maj në Shtërpcë, ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte duke marrë aty trajtim mjekësor.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.