Në fshatin Gërlicë të Ferizajt, një person, ndërsa ishte duke punuar, kishte hasur në tri mjete të pashpërthyera.
Pas lajmërimit të policisë dhe FSK-së, zona është siguruar dhe mjetet janë tërhequr nga vendi, pa ndonjë incident.
“Fsh. Gërlicë, Ferizaj 27.01.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull Kosovar ka informuar se deri sa ishte duke punuar kishte hasur në tri mjete të dyshuar të pa shpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve të pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për ndonjë incident” – thuhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/