Rasti ka ndodhur në Graqanicë. Viktima ka deklaruar se përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy persona të dyshuar nga një veturë tjetër, e qëllojnë me armë zjarri, duke tentuar ta vrasin.
Si pasojë e të shtënave, vetura e viktimës, ka pësuar dëme materiale, transmeton Fol Drejt.
Rasti është emëruar si: vrasje në tentativë.
Këto janë detajet e raportit:
“Graqanicë 27.01.2022 – 17:00. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar.”/FolDrejt/