Qeveria e Kosovës e zgjodhi të mërkurën bordin e rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.
Në mesin e emrave të përzgjedhur ishte edhe profesori, Ibrahim Krasniqi.
Por, profesori që u përzgjodh për këtë pozitë shumë të rëndësishme nga Qeveria “Kurti 2” ishte përmendur në medie për një aferë me studenten e Universitetit ku ligjëron.
Profesori në tetor të 2018-s e kishte pranuar se kishte shkuar me studenten me motel, por, siç kishte deklaruar në atë kohë, vetëm për të pirë kafe.
Prokuroria e kishte hetuar rastin.
“Ai rast është mbyllur në fazën fillestare. Mund të shihemi ta jap aktvendimin për pushim të lëndës. Nuk ka pasur kurrfarë aktakuze. U kanë e qëllimshme ajo për njollosjen time”, u shpreh Krasniqi për “Front Online”.
Anëtarë të tjerë të bordit u zgjodhën: Bahri Hyseni kryesues, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri, anëtarë.
Kjo është videoja për të cilën mediet raportuan në vitin 2018 në lidhje me aferën e profesorit me studenten.