Një person është gjetur pa shenja jete në Abri të Epërme të Drenasit.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:40, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/