Policia e Shtetit Shqiptar sot ka arrestuar një shtetas, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I arrestuari është M.C, banues në Londër, Angli.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar M. C., 31 vjeç, banues në Londër, Angli. Gjatë procedurave në hyrje të PKK Qafë Prush, ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, ka bërë të ditur Policia.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga DVP Tiranë./21Media