“Islamofobi” kontroverse si “Breivik, Geert Wilders, një reinkarnim i Millosheviqit dhe Hitlerit” nuk na duhet në Maqedoni !!!
Shkruan: Bexhet Musliu
Jo ore nuk na duhen figura “kontroverse” e “Islamofob” si “Breivik, Geert Wilders, nje reinkarnim i Millosheviqit dhe Hitlerit” kundër një feje, siç deri tani ka vepruar në Kosovë, sepse Tolerance Fetare në Maqedoni është shumë e mirë.
Faik Konica do të përforconte: “Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerant për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare.”
Citoj: “Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar.”
Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare (posaçërisht në Maqedoni) përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë. Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.
Pranimi dhe bashkekzistenca e tre besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike duke shërbyer kështu, si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithatë shqiptarët kurrë nuk kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.
Shqiptarët si popull, pavarësisht besimit fetarë, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit.
Kur më 28 Dhjetor të vitit, 1913 u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, mysliman e katolikë, kambanoren e kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes një konopi me minaren e xhamisë së Fushë Çelës, në të cilën valëvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: “…..mysliman e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dinë me u vëllazërua në idealin kombëtar. Ky vëllazërim, u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë së Çelës me kumbanaren e kishës së Gjuhadolit….”.
Pra për TIPARËT të cilët kanë urrejtje ndaj një FEJE, nuk kanë vend në rrethin tim, po aq më pak te qytetarët shqiptar në Maqedoni !