Me rastin e 84-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, Qendra Kombëtare e Leximit të Librit (QKLL), në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë organizuar këtë të martë tryezën e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, informon foldrejt.com.
Aktiviteti u hap nga drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli për të vijuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Gjatë fjalës së tij, Gjinushi bëri të ditur se Akademia i ka drejtuar një letër Akademisë Mbretërore të Shkencave së Suedisë dhe ka ripropozuar Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020.
Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete dhe figura të ndryshme, si: Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Persida Asllani, pedagoge në Universitetin e Tiranës; Diana Çuli, shkrimtare; anëtarë të Kryesisë së ASH, zëvëndeskryetari akad. Vasil S. Tole dhe sekretari shkencor akad. as. Shaban Sinani.
Ata përshëndetën aktivitetin, i pari i kësaj natyre organizuar nga QKLL, si dhe vlerësuan kontributin e këtij gjigandi të letërsisë shqipe.