Fazli Haziri i cili tashmë njihet për ngjashmërinë e madhe që e ka me Ismail Qemalin, në emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova, kërkoi që të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin.
“Duhet të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin. Filmi Nëntori i Dytë, që tregon udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur aty flamurin e shqiptarëve, vazhdon të jetë një ndër filmat më historikë në historinë e kinematografisë shqiptare.
Fazli Haziri thotë se me teknologjinë më të avancuar, me aktorë profesionalë dhe me një histori më të përmbledhur, mund të bëhet një film edhe më i mirë mbi atë histori.
Ai gjithashtu tregoi se e ka ëndërr jetësore të luaj në një film zyrtar, ku do ta luante rolin e Ismail Qemalit, përcjell Fol Drejt.