Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Istog i Poshtëm të Istogut nën akuzën për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, shkruan Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, shkruan në raportin e policisë. /FolDrejt/