Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, nën akuzën për vjedhje të rëndë, shkruan Fol Drejt.
“Pas një pune hetimore me 02.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari është identifikuar përmes kamerave të shtëpisë.”, shkruan në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/