Dy persona, bashkëshortë, janë arrestuar nga policia nën dyshimet për keqtrajtim të fëmijëve të tyre.
Rasti ka ndodhur në Istog, me ç’rast siç njofton policia, Stacioni Policor, ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalur disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.
Menjёherё rastit ju kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin E.G. (1992).
Siç bëhet me dije tutje, i njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale.
Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt./FolDrejt/