Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, shkruan Fol Drejt.
“Istog 02.09.2022 – 01:00. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ ndaj viktimës femër” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/