Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Serbobran të Istogut.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shneja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës” – tha Rugova.