Një rast i dhunës familjare është shënuar në Istog, që ka rezultuar në arrestimin e një personi.
Rasti raportohet të ketë ndodhur me 27 prill, rreth orës 14:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë për shkak se dyshohet që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/