Një zjarr ka rënë në një objekt ndihmës të kazermës së FSK-së në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia për rajonin e Pejës, ku Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për këtë rajon, ka konfirmuar për klankosovën se nuk raportohet për të lënduar.
“Në 11:35 policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Gashi për klankosovën, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/