Instituti i Studimit të Luftës në vlerësimin e tij të fundit ka thënë se diktatori rus Vladimir Putin vazhdon të refuzojë idenë e sovranitetit të Ukrainës në një mënyrë që është thelbësisht e papajtueshme me negociatat serioze, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Gjatë një fjalimi në klubin e diskutimit Valdai më 27 tetor, Putin tha se “garancia e vetme reale e sovranitetit të Ukrainës” mund të jetë vetëm Rusia, e cila e “krijoi” Ukrainën.
“Putini përsëriti se është një “fakt historik” që ukrainasit dhe rusët janë në thelb “një popull” që u ndanë gabimisht në “shtete të ndryshme”,” raporton ISW.
“Përjetësimi i narrativës nga Putini se Ukraina dhe Rusia janë një popull i vetëm i ndarë në shtete të ndryshme nga rrethana arbitrare historike, tregon objektivin e tij të vazhdueshëm për të shkatërruar shtetin ukrainas dhe për të fshirë nocionin e një populli ukrainas”. /FolDrejt/