Instituti për Studimin e Luftës raporton se deklaratat e fundit të diktatorit rus Vladimir Putin tregojnë se Rusia “ende kërkon një fitore ushtarake në Ukrainë dhe ndryshimin e regjimit në Kiev”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas ISW, retorika e Putinit se Ukraina “humbi sovranitetin” gjatë një takimi me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura u përforcua nga kryetari i Dumës Vyacheslav Volodin i cili tha se “Ukraina ka humbur aftësinë për të ekzistuar si shtet” dhe “Ukraina është e pushtuar nga NATO.”
“Kjo gjuhë është në disproporcion me negociatat mbi baza të barabarta për një armëpushim, e lëre më një zgjidhje të konfliktit që filloi Rusia,” raporton ISW. /FolDrejt/