13 persona humbën jetën dhe më shumë se 10 mijë u zhvendosën nga përmbytjet pas shirave të dendur që përfshiu rajonin italian të Emilia-Romagna.
Dëmi matet në miliarda euro dhe qeveria do të kërkojë aktivizimin e Fondit Evropian të Solidaritetit, raporton ANSA, përcjell Fol Drejt.
Në atë pjesë të Italisë edhe sot është në fuqi alarmi i kuq i motit./FolDrejt/