Roja Bregdetare Italiane njoftoi sot se gjeti dy trupa të pajetë dhe shpëtoi 57 njerëz të mbytur me anije jo shumë larg ishullit Lampedusa në Mesdheun jugor.
Mediat lokale raportojnë se para këtij rasti, më shumë se 30 persona u zhdukën pas dy mbytjeve të anijeve, transmeton Reuters.
Duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve, agjencia e lajmeve Ansa raportoi se dy varka me refugjatë, të cilat u nisën nga porti i Sfax-it, u fundosën të shtunën në rrugën e tyre për në Evropë.