Autoritetet italiane po planifikojnë të ndërtojnë urën më të gjatë të varur që do të lidhë Sicilinë me kontinentin përmes ngushticës së Mesinës, por është një projekt kompleks për shkak të korrupsionit dhe mafies, e cila njihet për depërtimin e projekteve të ndërtimit, shkruan CNN.
Një studim i Qendrës Nomos, i përditësuar pas dy dekadash, paralajmëron se pjesë të projektit, si transporti dhe furnizimi, mund të bien nën kontrollin e kriminelëve.
Në të njëjtën kohë, thuhet se ekziston mundësia që grupet mafioze vendase të kërkojnë para për mbrojtje./FolDrejt/