Qeveria italiane miratoi një dekret të ri për thatësirën për të përballuar një krizë të rëndë, pra një mungesë të mundshme uji.
Italia është rrënuar shpesh nga thatësira gjatë muajve të verës dhe vitin e kaluar u shpall një “gjendje e jashtëzakonshme” në disa rajone për shkak të thatësirës më të keqe që ka goditur vendin në 70 vitet e fundit, raporton Euractiv, përcjell Fol Drejt.
Situata pritet të përkeqësohet këtë vit pasi vendi ka pasur reshje jashtëzakonisht të ulëta gjatë dimrit./FolDrejt/