Të paktën dy persona humbën jetën pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, kryesisht turistë, u përmbys dhe u fundos në ujërat e liqenit Maggiore në veri të Italisë, raportojnë mediat lokale.
Varka është përmbysur mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calenda dhe Arona për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, ndërsa mediat raportojnë se dy persona nga varka janë zhdukur, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Shërbimi italian i zjarrfikësve tha se 19 persona u shpëtuan dhe ishin të sigurt, por kërkimet për të zhdukurit vazhduan./FolDrejt/