Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të nëntë.
Gruaja e solli në jetë fëmijën në kushte jonormale, pasi që asaj iu desh të kryente një operacion urgjent.
Mediet e huaja raportojnë se shqiptarja u operua në zemër, pas një ataku të rëndë dhe solli në jetë vajzën e saj 2 mijë e 430 gramë.
Rasti ka ndodhur në Salerno, Itali.
Ajo lindi një vajzë dhe e kishte shtatzëninë e saj të gjashtëmbëdhjetë, me nëntë fëmijë të lindur dhe shtatë aborte.
Pas operacionit, pacientja u stabilizua nga pikëpamja kardiologjike dhe u transferua në Departamentin e Rrezikut të Shtatzënisë, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili së bashku me doktor Francesco Marino, drejtor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë Spitalore, kryen një prerje cezariane, për të lejuar lindjen e foshnjës së saj.
Tashmë nënë e bijë janë në gjendje të mirë. Të dyja dëshmojnë se bashkëpunimi i papritur mes mjekëve dhe profesionalizmi i secilit prej tyre mund të shpëtojnë shumë jetë.