Karabinierëve iu desh të ndërhynin në stacionin hekurudhor në Monza, pasi një 49-vjeçar me origjinë marokene ishte shtrirë i dehur në hekurudhë.
“Më zinte gjumi dhe doja të flija”, u tha burri karabinierëve, transmeton Ansa, përcjell Fol Drejt.
Si rezultat, treni nga Milano në Erba ishte rreth 30 minuta vonesë të mërkurën pasdite./FolDrejt/