Është ministri sllovak i ekonomisë Richard Sulík ai i cili i ka shtuar dyshimet rreth qeverisë italiane dhe tregtisë së kësaj të fundit me me gazin rus. Sipas tij, ai ka dyshime të bazuara se italianët kanë paguar gazin me rubla, transmeton Fol Drejt.
Dyshimet i ka mbështetur në faktin se në Sllovaki ka vëllime të larta të tranzitit.
“Meqenëse vëllimet që kalojnë nëpër Sllovaki janë rritur, mendojmë se italianët duhet të kenë paguar. Është një hamendësim”, ka deklaruar Sulík.
Çuditërisht, edhe ai ka thënë se do ta bënte të njëjtën gjë:
“Unë i them po një qasjeje të unifikuar të BE-së, por ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë nëse fillon të na dëmtojë masivisht.”
Megjithatë, anëtarët e tjerë të qeverisë kanë një pikëpamje të ndryshme për situatën.
Kryeministri Eduard Heger i partisë OĽaNO dhe anëtarë të tjerë të qeverisë ende besojnë në një qasje të unifikuar të BE-së dhe duke u distancuar nga Sulík.
“Sllovakia do të veprojë në pajtim me vendet anëtare të BE-së kur blen gaz nga Rusia”, shkroi Heger.
Edhe vendet e tjera të BE-së nuk kanë një qëndrim unik për sa i përket gazit./FolDrejt/