Qeveria italiane njoftoi sot se organizata private paraushtarake ruse “Wagner” dyshohet se qëndron pas valës së shtuar të anijeve me emigrantë që përpiqen të kalojnë Mesdheun qendror, si pjesë e strategjisë së Rusisë për t’u hakmarrë ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.
Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto tha se tashmë mund të thuhet me siguri se rritja eksponenciale e emigrantëve që vijnë nga brigjet afrikane mund të konsiderohet pjesë e strategjisë së luftës hibride të zbatuar nga “Wagner”.
Crosetto, një figurë e lartë në partinë e krahut të djathtë në pushtet Vëllezërit e Italisë, u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ndihmojnë Italinë të përballet më lehtë me rritjen e ardhjeve të emigrantëve, raportoi Reuters./FolDrejt/