Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se ata do të ngrenë çështjen e çmimit të energjisë në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet më 15-16 dhjetor, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Fatkeqësisht nuk ka asnjë lajm thelbësor nga Këshilli Evropian i Energjisë…bisedimet janë në vazhdim”, kështu që “ne do ta sjellim çështjen në tryezë nesër në Këshillin Evropian”, tha Meloni.
Meloni tha të martën se Italia do të ndërmarrë veprime në mënyrë të pavarur për t’u marrë me krizën energjetike të bllokut pa një veprim në kohë dhe efektiv të BE-së. /FolDrejt/