Franca dhe Italia arritën marrëveshje për blerjen e rreth 700 raketave kundërajrore me rreze të mesme Aster nga konsorciumi Eurosam.
“Më 30 dhjetor, të dy vendet i dërguan një kontratë konsorciumit franko-italian Eurosam për prodhimin e rreth 700 raketave Aster”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas kontratës, Italia dhe Franca do të pajisen me raketa Aster 15, Aster 30B1 dhe versionin më të fundit të Aster 30 B1NT.
Ministria deklaroi se kjo është një nga porositë më të mëdha, duke shtuar se do të kërkojë përshtatje në të gjithë zinxhirin industrial./FolDrejt/