Polonia dhe Italia besojnë se Kievi duhet të marrë garanci reale të sigurisë, deklaruan sot kryeministrat e këtyre dy vendeve, Mateusz Morawiecki dhe Meloni.
“Ne pajtohemi plotësisht me Poloninë për nevojën për garanci reale të sigurisë për Ukrainën, sepse sigurimi i Ukrainës me garanci reale të sigurisë është një kusht kyç për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në të ardhmen,” tha Meloni gjatë një vizite në Varshavë, duke shtuar se Italia do të vazhdojë të japë “mbështetje të gjithanshme” për Ukrainën, duke theksuar se “kjo vlen edhe për samitin e ardhshëm në Vilnius”.
Siç raporton Reuters, Meloni mbështet regjimin në Kiev, pavarësisht faktit se disa anëtarë të koalicionit të saj qeverisës konservator në Itali kanë qenë pranë presidentit rus Vladimir Putin në të kaluarën./FolDrejt/