Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se Italia do të ndërmarrë veprime në mënyrë të pavarur për t’u marrë me krizën energjetike të Evropës në mungesë të një reagimi në kohë dhe efektiv të Bashkimit Evropian, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë në nivel kombëtar nëse masat e BE-së vonohen ose rezultojnë të paefektshme,” tha Meloni, duke shtuar se shpresonte se nuk do të ishte e nevojshme.
Kryeministrja po informonte ligjvënësit për një samit të BE-së të 15 dhjetorit, në të cilin krerët do të diskutojnë, ndër të tjera, çështjet e energjisë. /FolDrejt/