Furnizimi me armë italiane do të ndalet sapo të fillojnë bisedimet e paqes, tha ministri italian i mbrojtjes në parlament, ndërsa ligjvënësit miratuan një vendim të qeverisë për të zgjatur ndihmën ushtarake gjatë gjithë vitit 2023, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Kryeministrja Giorgia Meloni është zotuar gjatë gjithë kohës se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, pavarësisht fërkimeve brenda koalicionit të saj qeverisës dhe një opinioni të ndarë publik për çështjen e furnizimeve me armë.
“Unë jam i vetëdijshëm se ndihma ushtarake do të duhet të përfundojë herët a vonë dhe do të përfundojë kur të kemi bisedimet e paqes që ne të gjithë shpresojmë,” tha Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto teksa i drejtohej Dhomës së Senatit.
“Nuk ka dyshim se ne të gjithë duam paqen, por ky qëllim nuk mund të ndiqet pa ofruar ndihmë për një vend që përballet me agresion të njëanshëm në shkelje të ligjit ndërkombëtar”. /FolDrejt/