Italia do të mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.
Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.