Sipas raportit të fundit të autoriteteve italiane, shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e ortekut, në Alpet Dolomite të rajonit të Trentino -s. Nëntë persona u plagosën dhe 13 rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë, dronët vazhdojnë të fluturojnë mbi zonë për të gjetur të mbijetuarit. Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile janë veçanërisht të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, pasi për shkak të rritjes së temperaturave në ditët e fundit, rrezikohet një shkëputje e re e një pjese të akullnajave.
Në mëngjes operacionet u ndërprenë për shkak të reshjeve të dendura në zonë. Kryeministri italian Mario Draghi shkoi në Trentino, por nuk fluturoi me helikopter mbi zonën e ngjarjes tragjike, për të mos vonuar kërkimet për të zhdukurit.
Ai deklaroi se “qeveria e Romës duhet të shqetësohet dhe të veprojë, me qëllim që të mos përsëriten tragjedi të tjera të ngjashme”.
“Vendi ynë sot është në zi”, tha kryeministri italian menjëherë pas takimit me familjarët e viktimave. /abcnews.al/