Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha sot se qeveria italiane do të organizojë një fluturim special për kthimin e shtetasve të saj nga Nigeri, pas grushtit të shtetit që u krye në atë vend afrikan.
“Qeveria italiane ka vendosur t’u ofrojë mundësinë qytetarëve italianë që ndodhen në Niamey që të largohen nga ai qytet me një fluturim special për në Itali,” njoftoi ministri Tajani në platformën X (ish Twitter), sipas Reuters.
Më herët gjatë ditës së sotme, Franca konfirmoi se ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Nigeri, si dhe qytetarëve të anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme franceze, disa ditë pasi junta ushtarake përmbysi dhe mori pushtetin në atë vend.