Mediat italiane raportojnë se vendi është goditur nga një mot i përkeqësuar, ndërsa është vënë “alarmi i verdhë”, shkruan Fol Drejt.
Cikloni i dimrit që vjen nga veriu i Evropës, fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun. Për sot, alarmi i verdhë është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike në vendin fqinj do të pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës, me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave./FolDrejt/