Në një letër që fillon “të dashur miq gjermanë” (shih foton e profilit), italianët kanë dashur ti kujtojnë borxhet e luftës shtetit gjerman. Kjo lidhet me kontestet e fundit mes BE-së rreth shfrytëzimit të Eurobondeve, ku shumica e shteteve janë dakort, me përjashtim të Austrisë, Finlandës, Hollandës dhe Gjermanisë.
Italia mendon se me Eurobondet mund të dalë nga kriza financiare e shkaktuar nga virusi Covid19, andaj kërkon më shumë solidaritet dhe përgjegjësi nga Gjermania.
Letra e nënshkruar nga disa personalitete italiane dhe e botuar në prestigjiozen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkaktuar edhe irritim te shumë gjermanëve, pasi letra kujton borxhet e luftës të Gjermanisë.
Është fjala për marrëveshjen e borxheve të 1953, të nënshkruar në Londër, ku 21 shtete kërkuan gjysmat e borxheve nga Gjermania.
Italia është edhe “sot krenar për vendimin e drejtë të atëhershëm”, shkruan në letër, përcjell foldrejt.com. Me këtë, sipas Italisë, ekonomia gjermane shpëtoi nga kolapsi.
Apeli i fundit italian: “Të dashur gjermanë, kujtimi të ndihmon, për të marrë vendime të duhura.”
Kjo letër irrituese për gjermanët vjen pikërisht në momentin kur Gjermania ka strehuar 73 italianë të sëmurë më Covid19 dhe pikërisht në kohën kur Gjermania nuk është kategorikisht kundër shfrytëzimit të Eurobondeve./Foldrejt.com