Senati i Italisë ka dhënë miratimin përfundimtar për ndërtimin e urës në ngushticën Messina që lidh Siçilinë me pjesën tjetër të kontinentin.
Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini tha se ky është një “vendim historik, përfundimtar dhe i pritur për më shumë se 50 vjet”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ura që lidh Siçilinë me pjesën tjetër të kontinentit do të jetë rezistente ndaj erës dhe tërmeteve, me një gjatësi prej rreth 3.3 kilometrash dhe një lartësi prej 63 metrash.
Sipas ministrit Salvini, infrastruktura masive do të krijojë 100 mijë vende pune dhe do të jetë miqësore me mjedisin.
Qeveria e krahut të djathtë, e kryesuar nga Giorgia Meloni, ringjalli projektin pasi shumë qeveri disa herë premtuan projektin, por kurrë nuk arritën ta nisin punën./FolDrejt/