Pronari i jahtit ka lidhje me përfaqësues të shquar të qeverisë ruse dhe me njerëz të shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian.
Qeveria italiane ka urdhëruar sekuestrimin e një jahti luksoz me vlerë rreth 700 milionë dollarë, i cili në media po lidhet me presidentin rus Vladimir Putin.
“Scheherazade” elegante me gjashtë kuvertë ka qenë në riparim në portin italian të Marina di Carrara që nga shtatori, por aktivitetet e fundit në port kanë sugjeruar që ekuipazhi mund të jetë duke u përgatitur për të lundruar, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.