Ministria e Jashtme e Italisë tha se ka mirëpritur zgjatjen e Marrëveshjes për Korridorin e Drithit në Detin e Zi në kuadër të vendimit të marrë mes Turqisë, Kombeve të Bashkuara (OKB), Rusisë dhe Ukrainës.
Në një postim nga llogaria zyrtare e ministrisë në Twitter thuhet se “Italia mirëpret arritjen e një marrëveshjeje për rinovimin e Marrëveshjes për Eksportin e Drithit në Detin e Zi. Është një rezultat kyç për sigurinë ushqimore botërore, i mundësuar nga përpjekjet e pandërprera të OKB-së dhe puna e lavdërueshme e Turqisë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Turqsië, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se si rezultati i bisedimeve katërpalëshe të realizuara nën mikpritjen e vendit të tij, në përputhje me vendimin e marrë mes Turqisë, OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës, marrëveshja e korridorit të drithërave të Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë duke filluar nga 19 nëntori.
Marrëveshja për dërgesat e drithit e realizuar nën koordinimin e Turqisë për zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që u shfaq me fillimin e luftës në Ukrainë, u nënshkrua në Istanbul më 22 korrik nën kujdesin e presidentit Erdoğan, mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së./FolDrejt/