Italia beson se nuk ka shumë ndryshim nëse raketa nuk ishte ruse, sepse Moska është ende fajtore për sulmin ndaj infrastrukturës në Ukrainë, tha kryeministrja Giorgia Meloni, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Duke folur me gazetarët në samitin e G20 në Bali, Meloni tha se foli me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki.
“Mundësia që raketa që ka rënë mbi Poloninë nuk është një raketë ruse, por ukrainase, ndryshon shumë pak”, tha ajo. /FolDrejt/