Beteja me Virusin Korona po bëhet gjithmonë e më e ashpër, veçanërisht për vende si Kina, Irani dhe Italia, të cilat thuajse po izolohen nga bota.
Në luftën kundër epidemisë, qeveria italiane ka vendosur masa drastike, ku hyrjet-daljet nga Lombardia ndalohen rreptësisht. Votimi pritet të ndodhë brenda fundjavës.
Ndaj këtyre masave nuk është shumë entuziast ministri i shëndetësisë në Lombardi, Giulio Allera, por apeloi deri te qytetarët e tij, “që të pranojnë vendimin, që të shmangen përhapje dhe të arrihet fitorja ndaj Covid-19.”
Gjithashtu edhe pjesë tjera të rajoneve veriore italiane do qëndrojnë të mbyllura si Piemont, Venecia, Emilia Romagna, por edhe provinca si Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro e Urbino, Padua, Treviso, Asti dhe Alessandria.
Gjithashtu deri në 3 prill gjithë mjekët e kanë të ndaluar të marrin pushim./Foldrejt.com