Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi një lehtësim gradual të kufizimeve antiCOVID-19 duke filluar nga 26 prill.
“Me vendimin e sotëm, qeveria ka ndërmarrë qëllimisht një rrezik duke u bazuar në përmirësimin e të dhënave”, tha Draghi, ndërsa paralajmëroi se epidemia në Itali mbetet serioze.
Restorantet në zonat që vlerësohet se kanë nivele të moderuara të infeksionit do të lejohen edhe një herë t’u shërbejnë klientëve në mjedis të hapur.
Draghi njoftoi, gjithashtu, se kufizimet e udhëtimit të brendshëm do të lehtësohen disi në javët e ardhshme.
Shkalla e infeksionit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, por është ende mjaft e lartë.