Italia mbetet në zonën e kuqe deri në fund të prillit, me lëvizje të ndaluara në të gjithë vendin, sipas dekretit të ri të Këshillit të Ministrave për COVID-19.
“Dekreti vendosi mbrojtjen e shëndetit në radhë të parë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Në zonat e kuqe nuk do të lejohen vizitat te të afërmit dhe miqtë, kurse në zonën portokalli do të jenë të mundshme vetëm brenda rajonit, një herë në ditë dhe në një maksimum prej dy personash.