Italia ka raportuar 454 vdekje të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24 mijë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht janë 108,237 persona të infektuar me COVID-19 në Itali, krahasuar me 108,257 të dielën – një rënie prej 20 personave, ndërkaq të dielën rritja e të prekurve ishte 486.
“Për herë të parë, kemi parë një zhvillim të ri pozitiv: numri i rasteve pozitive aktualisht ka rënë”, tha shefi i agjencisë për mbrojtje civile, Angelo Borrelli,
Raportohet se 2,573 persona gjenden në kujdesin intersiv , 62 më pak se të dielën, ndërkaq numri i plotë i të prekurve në Itali, përfshirë viktimat dhe shifrën aktuale është 181 mijë.