Një 84-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu në momentin që flakët nisën ti rrethonin banesën mbrëmjen e së martës në zonën Pedeli të Athinës.
Sipas mbrojtjes civile, i moshuari qëlloi mbi veten e tij pasi pa flakët ti rrethonin banesën.
Pak minuta më vonë shtëpia e tij mori flakë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nuk u dogj plotësisht. Autoritetet thanë se kishin lajmëruar në kohë banorët që të largoheshin nga zona, por shumë prej tyre zgjodhën të mos braktisin banesat e tyre.
Ndërkohë në terren fronti i zjarrit vazhdon të djegë në zonën Pedli, Darfi, Dhioni dhe Anthusa të Atikës. Për shuarjen e tij po punojnë qindra forca zjarrfikëse të ndihmuara prej forcave xheniere, policisë dhe stafit të bashkive të zonës.
Shuarja e zjarrit vështirësohet prej kushteve atmosferike, pasi në zonë fryn erë me densitet 6-8 ballë./tch/